E drejta mbi Qytetin | Right to the City

Një cikël prej 8 debatesh rreth QYTETIT dhe KOMUNITETEVE në Qytetet e Ballkanit me pjesëmarrjen e FOLËSVE TË ZGJEDHUR, si planifikues urbanë, arkitektë, shkrimtarë, politikanë, sociologë, artistë dhe aktivistë nga qytetet përkatëse:

KOTORRI TIRANA MITROVICA BEOGRADI PRISHTINA PRIZRENI SHKODRA SHKUPI

Forumi synon të paraqesë dinamikën e qyteteve përmes politikave dhe instrumenteve të planifikimit të integruar që menaxhojnë rritjen urbane dhe zhvillimin ekonomik.

Urbanizimi është fenomen i këtij shekulli dhe për herë të parë në histori, më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në zonat urbane. Ndërmjet viteve 2000 dhe 2030 në vendet në zhvillim, popullsia urbane pritet të dyfishohet dhe të gjitha zonat e ndërtuara duhet të trefishohen nëse tendencat aktuale vazhdojnë në këtë mënyrë. Ky transformim i shpejtë i demografisë hapësinore mund të jetë i vështirë për qytetet e vendeve në zhvillim, veçanërisht për qytetet e vogla dhe të mesme, ku kapaciteti për të përballuar sfidat kryesore urbane zakonisht është i pamjaftueshëm. Këto sfida përfshijnë ndryshimin e klimës, mungesën e burimeve natyrore, ndërtimet informale ose shtimin e lagjeve të varfra, pabarazitë në zhvillimin ekonomik dhe efikasitetin e qyteteve, sigurinë etj.

Rritja urbane për Qytetet ofron një qasje të sintetizuar dhe një analizë të hartimit të politikave. Ajo do të hulumtohet në disa drejtime, si: forcat ekonomike, filozofike dhe sociale. Vende të ndryshme kanë qasje të ndryshme për shtrirjen e politikave, siç janë: zhvillimi i politikave dhe rigjenerimi urban; zhvillimi ekonomik lokal nëpërmjet ndërhyrjeve në transport, sheshe publike, inovacion dhe sipërmarrje, turizëm, ushqim dhe zhvillim rural, mjedis dhe degradim i resurseve natyrore etj.


A cycle of 8 debates about the CITY and the COMMUNITIES in Balkan Cities are getting hold by GUEST SPEAKERS, as urban planner, architect, writer, politicians, sociologist, artist and activist from their respective cities:

KOTOR TIRANA MITROVICA BELGRADE PRISHTINA PRIZREN SHKODER SKOPJE

The forum aims to present the dynamics of cities through integrated planning policies and instruments that manage urban growth and economic development.

Urbanization is the phenomenon of this century and for the first time in history, more than half the world’s population lives in urban areas. Between 2000 and 2030 in developing countries, the urban population is expected to double, and all built-up areas are designed to be tripled if the current trends continue on this way. This rapid transformation of spatial demographic could prove to be difficult for cities in developing countries, especially small and medium towns, where the capacity to cope with major urban challenges is usually insufficient. These challenges include climate change, natural resource scarcity, informal buildings or slums growth, disparities in economic development and efficiency of cities, security, etc.

Urban growth for Cities provides a synthesized approach and an analysis of policy-making. It will be explored in several ways, like: economic, philosophic and social forces. Different countries have different approaches to the alignment of policies, such as: policy development and urban regeneration; local economic development through interventions in transport, public squares, innovation and entrepreneurship, tourism, food and rural development, environment and natural resource degradation, etc.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *