BELGRADE | Right to the City

April 28th, 2017
4th Forum, Belgrade
Guest speaker: Prof. Ivan Kucina
Architect

Commoning the Uncommoness – Developing Urban Commons in the Post Socialist City

Post socialist city meaning is elaborated a lot in different theories also among urbanists, but more from sociologists and experts from human sciences. It is a recent term that urbanist started to use, because they are all the time engaged in the urban transformation, somehow they neglect the political transformation, because they treat themselves like the technocratic elite, which is just following the orders of politicians. Socialist ideology was run by the Communist Party, but communism never came, that’s why I cannot call this post-communist city, because communism was the promised future not the reality we were living, which was socialism. And socialism was just a transition period between capitalism and communism in which all the contradictions of this tool were mixed and confronted until they should purified.

There is a kind of relation between the city administration, sometimes is the government and the developers in order to provide profits, and the City Planning from the social methodology went into business methodology. When we face post socialist cities today, we see something like the new Belgrade, that was planned as a modernist city during the socialist time, but after the transformation period which lasts already for 25 years, the new individual buildings that are completely unrelated to each other. There is not anymore integrity within the city. There is nothing human in that. In theory in a document of the United Nation describes the urban development in the next 20 years, but this kind of development which we face in the post socialist city is unsustainable, because it excludes society and tends to disintegrate the city.

Sava Mala, a neighbourhood on Sava River in Belgrade is the illustration of this uneven development of the city. It was neglected since the WWII, no one ever wanted to live there. The cultural center grad were the first ones who came in 2009. They’re still running a bar, their main recourse of finance, but also exhibition and conference space. This started to attract a lot of young people in Sava Mala. We developed a long-term strategy based on bottom-up initiatives, the key points of this strategy are all based on the sharing of knowledge, actions and visions. However, the city authorities didn’t want to collaborate with us, they want to collaborate with Emirate States, to build a Belgrade waterfront, to bring there 20 000 people.

Question: Do you feel nostalgic about socialism period?

Not really, I am not nostalgic, I am all the time proactive and prospective, so I am not looking back too much.

Question: What is common by your point of view?

Common is not private or public, is the third stadium, it could be developed on private or public property and is based on the sharing of responsibilities.

Question: What were your mechanisms to pressure the local government to get them involved during your work?

All these projects were like open for collaboration with municipality. I went on the meetings, I gave them all the papers, but they didn’t take part into this. There is a big gap between the experts and citizens, I believe citizens know a lot, there are things they don’t know. I also believe that experts know something and there are things they don’t know. So, they have to learn from each-other.


Përbashkëtimi i të Papërbashkëtës – Drejt Zhvillimit të të Mirave Urbane në Qytetin Pas-Socialist

Domethënia e qytetit post socialist është zhvilluar së tepërmi në teori të ndryshme edhe në mesin e urbanistëve, por më tepër nga sociologët dhe ekspertët e shkencave humane. Ky është një term i kohëve të fundit që urbanistët filluan të përdorin, pasi duke qenë gjithë kohën të angazhuar në transformimin urban, në njëfarë mënyre neglizhojnë transformimin politik, sepse ata e trajtojnë veten si elita teknokrate, e cila thjesht po ndjek urdhrat e politikanëve. Ideologjia socialiste drejtohej nga Partia Komuniste, por komunizmi nuk erdhi kurrë, prandaj nuk mund ta quaj këtë qytet postkomunist, sepse komunizmi ishte e ardhmja e premtuar jo realiteti që jetonim, i cila ishte socializëm. Socializmi ishte vetëm një periudhë tranzicioni midis kapitalizmit dhe komunizmit, në të cilin të gjitha kontradiktat e këtij mjeti u përzien dhe u ballafaquan derisa të pastroheshin.

Ekziston një lloj lidhje mes administratës së qytetit, nganjëherë janë qeveria dhe zhvilluesit me qëllim që të sigurojnë fitime dhe Planifikimi i Qytetit, çka e ktheu metodologjinë sociale në metodologji biznesi. Kur ndeshim sot qytetet postsocialiste, shohim diçka si Beogradi i ri, i cili u planifikua si një qytet modernist gjatë kohës socializmit, por pas periudhës së transformimit që zgjat tashmë prej 25 vitesh, ndërtesat e reja individuale nuk janë tërësisht të ndërlidhura me njëratjetrën. Nuk ka më integritet brenda qytetit. Nuk ka asgjë njerëzore në të. Teorikisht, një dokument i Kombeve të Bashkuara e përshkruan zhvillimin urban në 20 vitet e ardhshme, por ky lloj zhvillimi me të cilin përballemi në qytetet postsocialiste është i paqëndrueshëm, sepse përjashton shoqërinë dhe tenton të shpërbëjë qytetin.

SavaMala, një lagje në lumin Sava në Beograd është ilustrimi i këtij zhvillimi të pabarabartë të qytetit. Ajo ishte lënë pas dore që nga Lufta e Dytë Botërore, askush nuk donte të jetonte atje. Një qendër kulturore – “Grad” – ishte e para që erdhi aty në vitin 2009. Anëtarët e saj ende drejtojnë një bar, burimi i tyre kryesor i të ardhurave, por edhe hapësirën e ekspozitës dhe të konferencave. Kjo filloi të tërheqë shumë të rinj në SavaMala. Prandaj ne zhvilluam një strategji afatgjatë të bazuar në iniciativa nga poshtë-lart. Pikat kryesore të kësaj strategjie janë të gjitha të bazuara në shkëmbimin e njohurive, veprimeve dhe vizioneve. Megjithatë, autoritetet e qytetit nuk donin të bashkëpunonin me ne, ata duan të bashkëpunojnë me Emiratet e Bashkuara Arabe, për ndërtime madhështore në Beograd, për të sjellë atje 20 000 njerëz.

Pyetje: A ndiheni nostalgjik për periudhën e socializmit?

Në të vërtetë jo, nuk jam nostalgjik. Jam gjithmonë pro aktiv dhe me perspektivë, kështu që nuk po shikoj mbrapa shumë.

Pyetje: Çfarë është e përbashkët nga këndvështrimi juaj?

E përbashkëta nuk është private apo publike, është stadi i tretë, ajo mund të zhvillohet në pronën private apo publike dhe bazohet në ndarjen e përgjegjësive.

Pyetje: Cilat ishin mekanizmat tuaj për të ushtruar presion mbi qeverinë locale për ta përfshirë atë në punën tuaj?

Të gjitha këto projekte ishin të hapura për bashkëpunim me bashkinë. Kam shkuar në takime, ua kam dhënë të gjitha dokumentet, por ata nuk u përfshinë. Ekziston një hendek i madh midis ekspertëve dhe qytetarëve. Unë besoj se qytetarët dine shumë, por ka dhe gjëra që ata nuk i dinë, por gjithashtu besoj se ekspertët dine diçka, por ka gjëra që nuk i dinë. Pra, ata duhet të mësojnë nga njëri-tjetri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *