MITROVICA | Right to the City

April 21st, 2017
3rd Forum, Mitrovica
Guest speaker: Prof. Dr. Nexhmedin Spahiu
mathematician and politicologist

Mitrovica – the fall of a city

18 years ago, the UNMIK chief of that time, later the Minister of Foreign Affairs of France – Mr. Bernard Kouchner, invited me to speak to the Security Council (which?) about the history of the city of Mitrovica. We were on Ibri River Bridge, when a call came from New York to the chief of Security Council and asked for his location. So, the conversation was interrupted and he replied: I am on the most famous bridge in the world.

The feeling that you are on the world’s most famous bridge for a moment seems a good feeling, but in fact for the residents it is not always fun; this most famous bridge can be a reason for sacrifice, disasters or tragedy. Not clear. The following 18 years proved exactly this.

The importance of a city is emphasized from rivers passing nearby, their size, and distances to the lake or the sea. Mitrovica has 4 rivers and is located near the lake from which more than half of Kosovo is supplied with water. The city’s age and cultural heritage is another factor. In Kosovo, only two cities have castles; Mitrovica and Prizren, as well as two towns, Vushtrri and Novobërdë. Mitrovica is the most important city for the geopolitical and geostrategic aspects, and therefore it is not a coincidence that when Serbian forces withdrew from Kosovo, they remained just there, in this city. Only in Mitrovica was a guerrilla war within the city, except Rahovec. Massacres were made all over the city and about 70% of homes were burned. After the war, French forces did not allow Albanians to return to their homes in the north, while Serbs who fled from other parts of Kosovo occupied the homes of Albanians. Later it was done their gradual return, but on 2nd of February 2000 followed a massacre between Albanians and Serbs and the city was emptied and divided into two ethnic lines: Serbs in the north and Albanians in the south.

The ruin of the city came gradually. Going back in its past, Mitrovica began to grow after World War II, but its growth and industrialization begins its ugliness, especially after the last war, when the majority population takes over power and thinks that it can develop the city in the best possible way: the opposite happened.

Question: Is French KFOR the real genesis of the division of the city?

It is the great policy, the French KFOR, but it is no longer. If the state of Kosovo will ever function, it will start from Mitrovica. Its rise depends precisely on Mitrovica, thanks to its resources.

Question: You talk with no patriotic-nationalist emotions when you mention Serbs and Albanians, but how do you feel experiencing the ruin of your city?

Before liberation we thought that every evil came from the invaders. Now, 18 years after being liberated with the help of the world, not only by bombing Belgrade, but also by giving us money, we see that not only the Serbs were guilty for the situation, but ourselves as well.


Mitrovica – rënia e një qyteti

18 vite më parë, shefi i UMNIK, më vonë Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, më ftoi t’i flas Këshillit të Sigurimit për historikun e qytetit të Mitrovicës. Gjendeshim mbi Lumin Ibrër, kur një telefonatë i erdhi Kryetarit të Këshillit të Sigurimit nga New York-u dhe e pyeti se ku ndodhej. Biseda u ndërpre e ai u përgjigj: Jam në urën më të famshme në botë.

Ndjesia se ndodhesh në urën më të famshme në botë duket për një çast e mirë, por për banorët nuk është gjithmonë kënaqësi, mund të jetë sakrificë, fatkeqësi, fat tragjik. 18 vitet e mëvonshme e vërtetuan këtë.

Një qytet e bëjnë të rëndësishëm lumenjtë që kalojnë pranë, madhësia e tyre, afërsia me liqenin apo me detin. Mitrovica ka 4 lumenj dhe ndodhet pranë liqenit nga i cili furnizohet më ujë më tepër se gjysma e Kosovës. Vjetërsia e qytetit është një tjetër faktor. Në Kosovë vetëm dy qytete kanë kala, Mitrovica dhe Prizreni, si dhe dy qyteza, Vushtria dhe Novobërda. Mitrovica është më I rëndësishmi nga aspekti gjeopolitik e gjeostrategjik dhe prandaj s’është rastësi, që kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova u ndalën aty. Vetëm në Mitrovicë u bë luftë guerrile brenda qytetit, përjashto Rahovecin. U bënë maskara dhe rreth 70 % e shtëpive u dogjën. Pas luftës, forcat franceze nuk u lejuan shqiptarëve kthimin në shtëpitë e tyre në veri, ndërsa serbët, të cilët iknin nga pjesët e tjera të Kosovës zunë shtëpitë e shqiptarëve. Më vonë u bë një kthim gradual i tyre, por më 2 Shkurt 2000 një masakër mes shqiptarëve dhe serbëve e zbrazi dhe e ndau qytetin në vija etnike: serbët në veri, shqiptarët në jug.

Rrënimi erdhi gradualisht. Mitrovica filloi të rritet pas Luftës II Botërore, por me industrializimin filloi dhe shëmtimi i tij, e sidomos pas luftës së fundit, kur popullsia shumicë mori pushtetitn dhe mendoi se mund ta zhvillojë qytetin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndodhi e kundërta.

Pyetje: A është KFOR-i francez gjeneza e vërtetë e ndarjes së qytetit?

Është politika e madhe, KFOR-i francez, por ai nuk është më. Nëse shteti i Kosovës do të funksionojë ndonjëherë, do të fillojë nga Mitrovica. Ngritja e tij varet pikërisht nga Mitrovica, nga resurset e saj.

Pyetje: Ju flitni pa emocione patriotike-nacionaliste kur përmendni serbët e shqiptarët, por si ndiheni duke përjetuar rrënimin e qytetit tuaj?

Para çlirimit mendonim se çdo e keqe vinte nga pushtuesit. Tash, 18 vjet pasi u çliruam me ndihmën e botës, jo vetëm duke bombarduar Beogradin, por edhe duke na dhënë parà, shohim që nuk paskan qenë veç serbët fajtorë, por paskemi qenë edhe ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *