TIRANA | Right to the City

April 19th, 2017
Guest speaker: Mr. Fatos Lubonja
Writer & Journalist

Writer & journalist, Fatos Lubonja is the founder of “Përpjekja” magazine. Author of many books. Winner of: Prince Claus Fund Award, Sergio Vieira de Mello Award, Premio Colomba d’Oro per la Pace, Premio Archivio Desarmo, Human Rights Monitor Award, Premio Alberto Moravia, Herde Price for literature, SEEMO Award etc.

Tirana, my ruined city

I am not an architect or urbanist, but a citizen of Tirana. As a writer, I am sensitive to the city, and if I would illustrate the spirit of this forum, I could give the example of a famous Russian painter, Marc Chagall, who left his country after the so-called Revolution of October. When was given the chance to return to the Soviet Union at that time, in his town Viteks, he did not go anymore, pretending that he wanted to keep his memories as they were. I myself live in a city I have remembered as it was, but at the same time I have experienced constant trauma of its change. There are many places in Tirana where memory has been killed, where I refuse to go, where I refuse to enter. If I would refer to a writer, again to say that not just an architect, not just an urbanist but everyone can talk about the city is Pier Paolo Pasolini who in the late 1950s set the alarm for the destruction of Italy.

One of my most beautiful memories from Tirana is the Old Bazaar, which was located in the area where nowadays the famous Palace of Culture is set up. I find important to note this point, because the spirit that this second half of XX century and which continues still today is substitution of Old Tirana with new buildings and other functionality.

Question: Is the urban chaos of the post ‘90s related to the individual or the system?

An absolute control from the state such as the regime era could be considered as a paradise for architecture, but in that time the state did not have a vision; they should not have destroyed much as they did, destroying the churches and the mosques. That regime damaged a lot, but when we see the other side of the coin, capitalism has created great problems all over the world. Albania is an extreme case. The profit and materialistic system, and the measurement of the growth with GDP, is also criticized by Sarkozy, who represents the right wing. If the GDP curve climbs high, the curve of the quality of life decreases with GDP growth. In Albania, this system is created without democracy, it is an oligarchy. This minority power, according to the Italian philosopher Roberto Bovio, is a kind of economic fascism.

Question: What is the responsibility of professionals who are or should be in the local government, and especially in the Ministry of Culture or the Institute of Monuments?

The mechanism of eliminating the experts was the corruptive force of money. Thus, most of the experts were corrupted because they were poor. The state did not help in avoiding this phenomenon so the institutions were destroyed. One of the main reasons behind the fact that every voice became silent was the fact that all the constructor companies did not accidentally become media owners. All the damages that Albania had and should be said in the media were blown, because these constructors did not allow it. Citizens were not informed, but rather manipulated. Experts have been part of this crime. The problem is that we have submissive people, we do not have personalities. Responsibility more than ignorance, is corruption and lack of courage, civility, civic responsibility towards others.


Tirana, qyteti im i shkatërruar

Unë nuk jam arkitekt apo urbanist, por një qytetar i Tiranës. Edhe si shkrimtar kam ndjeshmërinë time dhe në qoftë se do ta ilustroja cila është fryma e asaj që e përshkon titullin e këtij forumi, mund të jepja shembullin e një piktori të famshëm, Marc Chagall, i cili ka qenë një rus që u largua pas revolucionit të Tetorit nga Rusi. Kur iu dha mundësia për t’u kthyer në Bashkimin Sovjetik asokohe, në qytetin e tij, Viteks, ai nuk shkoi më, duke thënë se donte ta ruante ashtu si e kishte në kujtesë. Edhe unw vetw jetoj në një qytet që e kam ruajtur në kujtesë ashtu siç ishte, por njëkohësisht kam përjetuar trauma të vazhdueshme të ndryshimit. Ka shumë vende të Tiranës ku më është vrarë kujtesa, ku refuzoj të shkoj, ku refuzoj të futem. Në qoftë se do t’i referohesha përsëri një shkrimtari për të thënë se jo vetëm një arkitekt, jo vetëm një urbanist, por të gjithë mund të flasin për qytetin, është Pier Paolo Pasolini, i cili në fund të viteve ’50, vuri alarmin për shkatërrimin e Italisë.

Një nga kujtimet më të bukura është Pazari i Vjetër i Tiranës, që ishte në zonën ku u ngrit i famshmi Pallati i Kulturës. Është e rëndësishme të vihet në dukje ky moment për gjthë atë frymë që ka sjellë kjo gjysma e dytë e shekullit XX në Tiranë, që vazhdon edhe sot përballë Tiranës së vjetër.

Pyetje: Kaosi urban i post viteve ’90 ka lidhje me individin apo me sistemin?

Një kontroll shtetëror absolut siç ishte koha e regjimit mund të konsiderohej si parajsë për arkitekturën, por ata nuk kanë pasur vizion, nuk duhet të kishin shkatërruar shumëçka, shkatërruan deri edhe kisha e xhamia. Ai regjim ka bërë shumë dëme, por kur vjen puna tek aspekti tjetër, kapitalizmi ka krijuar probleme të mëdha në të gjithë botën. Shqipëria është rast ekstrem. Sistemi i fitimit dhe matja e zhvillimit me GDP kritikohet edhe nga Sarkozy që është i djathtë. Në qoftë se kurba e GDP ngjitet lart, kurba e cilësisë së jetës bie me rritjen e GDP-së. Ky sistem në Shqipëri është krijuar pa demokraci, është një oligarki. Ky pushtet i pakicës, sipas filozofit italian Roberto Bovio është një lloj fashizmi ekonomik.

Pyetje: Çfarë përgjegjësie kanë profesionistët që janë apo që duhet të ishin në pushtetet vendore dhe sidomos në Ministrinë e Kulturës apo në Institutin e Monumenteve?

Mekanizmi i eliminimit të ekspertëve ishte forca korruptive e parasë. Kwshtu, pjesa më e madhe e ekspertwve u korruptuan, sepse ishin të varfër. Shteti nuk ndihmoi dhe u shkatërruan institucionet. Një prej arsyeve kryesore që u shua çdo zë, ishte dhe fakti që të gjithë ndërtuesit jo rastësisht u bënë pronarë mediash. Të gjitha dëmët që kishte Shqipëria dhe që duhet të thuheshin në media u bukosën, sepse ata s’të lejonin. Qytetarët nuk u informuan, por përkundrazi u manipuluan. Ekspertët kanë qenë pjesë e këtij krimi. Problemi është se kemi njerëz të nënshtruar, nuk kemi personalitete. Përgjegjësia, më shumë se injorancë është korruptim dhe mungesë kurajoje, qytetarie, përgjegjësie qytetare ndaj të tjerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *