PRISHTINA | Right to the City

May 6th, 2017
5th Forum, Pristina
Guest speaker: Mrs. Eliza Hoxha
Urban planner & artist

Women and the City

When we analyse the performance of cities not only in our local perspective but also in global context, stories are usually written by men, cities are built by men, and decisions are taken by men. The reasons for this are numerous, but mainly because the woman has belonged mostly to the home space. However, this has started to change. Today, thinkers go beyond what Henry Lefevre wrote, pointing out that apart from the right to the city, during its development and change, we develop and change ourselves. That is why in 1994 was established the European Charter on Women’s Rights in the City. However, the presence of women in institutions of decision-making in Kosovo, addressing the problems of the city, is very poor. Not always their presence in decision-making is in such level because of non-respecting of the gender quota sanctioned in the laws of the country, but also because of the lack of human resources, meaning women prepared for this field.

On the other hand, the inclusion of women living in a very religious environment is also difficult, especially if this religion is Islam. If we need to organize separate meetings with the community, we have to come to know it and get the best out of it. Thus, in such a separate meeting with the community in a village of Kosovo, the men rightly required the way to school, while at the meeting with women sought to have a separate school and that’s because beyond the women, they try to address the needs of the people that care about. When a woman is part of the process, she brings the other half of the confession that is often lacking. In Kosovo, even that the law requires women to be part of decision-making processes, generally the plans are compiled from offices and the community is called when the planning process is over and the feedback of people is less relevant in this stage. Let’s not forget that a space planning is considered successful when women’s participation is 50%.

Question: Kosovo’s experience, but also the Albanian one, has shown that not always the implementation of the law on women representation in institutions has brought the right people. How can this be solved?

Personally, I am a proponent of professional merit, but it happens that despite this, an individual does not perform well. The Electoral law defines Kosovo as a single electoral zone and this damages the cause because female professional potentials are not proposed to citizens and consequently in municipal assemblies, the real voice of citizens is missing. Maybe this law needs to be changed.


Gratë dhe Qyteti

Kur analizojmë ecurinë e qyteteve jo vetëm në hapësirën tonë, por edhe në botë, zakonisht historitë janë të shkruara nga burrat, qytetet janë ndërtuar nga burrat, vendimet janë marrë nga burrat. Arsyet për këtë janë të shumta, por kryesisht sepse gruaja i ka takuar më së shumti hapësirës së shtëpisë. Megjithatë, kjo gjë ka filluar të ndryshojë. Mendimtarë të sotëm shkojnë përtej asaj që shkruante Henry Lefevre, duke theksuar se përveç të drejtës mbi qytetin, gjatë zhvillimit dhe ndryshimit të tij, zhvillojmë dhe ndryshojmë edhe veten tonë. Prandaj në vitin 1994 u miratua Karta Europiane për të Drejtat e Grave në Qytet. Mirëpo prania e grave në institucionet vendimmarrëse në Kosovë, ku adresohen problematikat e qytetit është shumë e varfër. Jo gjithmonë kjo prani është e tillë për shkak të mosrepsketimit të kuotës gjinore të sanksionuar në ligjet e vendit, por edhe për shkak të mungesës së resurseve, dmth, të grave të përgatitura për këtë fushë.

Nga ana tjetër, vështirësi paraqet edhe përfshirja e grave që jetojnë në një mjedis shumë religjioz, e sidomos nëse ky religjion është islami, ne duhet të organizojmë takime të ndara me komunitetin, për t’i njohur dhe për të marrë më të mirën prej tij. Kështu, në një takim të tillë të ndarë me komunitetin në një fshat të Kosovës, burrat kërkuan me të drejtë rrugën deri në shkollë, ndërsa në takimin me gratë, ato kërkuan të kenë një shkollë më vete. Dhe kjo vjen sepse përtej vetes, ato mundohen të adresojnë nevojat e njerëzve për të cilët kujdesen. Kur gruaja është pjesë e proceseve, ajo sjell gjysmën tjetër të rrëfimit që shumë shpesh mungon. Në Kosovë, ehde pse ligji kërkon që gratë të jenë pjesë e proceseve, në shumicën e rasteve, kompanitë e kontraktuara nga komunat, nuk lodhen as t’i identifikojnë apo analizojnë nevojat e komuniteteve, por i bëjnë planet nga zyrat dhe komuniteti thirret në fund kur procesi i planifikimit ka mbaruar dhe kur ndikimi i njerëzve në këtë proces. Të mos harrojmë se një hapësirë konsiderohet e suksesshme kur pjesëmarrja e grave në të është 50%.

Pyetje: Përvoja e Kosovës, por edhe e Shqipërisë ka treguar se jo gjithmonë zbatimi i ligjit për përfaqësimin e grave në institucione ka sjellë njerëzit e duhur. Si mund të zgjidhet kjo?

Personalisht jam ithtare e meritës profesionale, por ndodh që edhe pavarësisht kësaj, nuk performon si duhet. Ligji Zgjedhor e përcakton Kosovën si një zonë të vetme zgjedhore dhe kjo e dëmton kauzën, sepse potencialet e mundshme profesionale femërore nuk u propozohen qytetarëve dhe për rrjedhojë në kuvendet komunale mungon zëri i vërtetë i qytetarëve. Ndoshta ky ligj duhet ndryshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *