PRIZREN | Right to the City

May 13th, 2020
6th Forum, Prizren
Guest Speaker: Mr. Hajrullah Çeku
Civil society activist

Their Prizren and Our Prizren

Until 2006 there was no reaction to the degradation of the city, not only in Prizren but also in other centers of Kosovo. We all knew that the price of any opposition to construction companies closely related with political parties, with local and central government would have great consequence. Immediately after the war, in 2000, it was a case that determined the urban dynamism and activism in Kosovo. The one we refer to as the first urban post-war activist in Kosovo, is the former director of urbanism in Municipality of Pristina, a public opponent of the development of these companies, but also of their policy to destroy Pristina. But in 2000 he was killed. We still do not know who did the act, but we know something well: the goal was not the director of urbanism as an individual, but the message for the whole society, an illustration of what we would expect if we oppose these groups. Unfortunately, they succeeded.

For several years, the construction sector was the sector that circulated mostly incomes in cash in the Kosovo economy, we are not talking here about millions, but for billions referring to more constructions that very often are done in protected areas of cultural and natural heritage, destroying something that is protected by law. This continued for several years and in reality there was no opposition in Kosovo. In 2006, when we started the organization and began photographing illegal constructions or the degradation of monuments with the aim to publish them, this action was considered revolutionary, although it was not. It was a very simple thing; we took photos, measured the monuments where there were specific cases and just published them. This was called something between the courageous and the naive and so has really started our journey since 2006.

Question: How does the management of cultural monuments work in Prizren and why does not it intervene to save them somewhat?

There are two levels of decision-making in relation to the permits issued for cultural heritage areas: Ministry of Culture and the Municipality, which is the last office that provides the applicant with a permit. There are over 20 laws and institutional mechanisms that Kosovo has for heritage protection, but construction is the sector that has the least accountability in Kosovo. In the end, they are the owners of traditional houses that in one form or another are forced to cooperate with this kind of organized crime; first, they are pretty much attracted by the very good offers of businesses and secondly, many traditional houses have many co-owners because they are homes built 200 years ago, families have grown up, and now that house belongs to 5 to 6 families in the same time and for them the best solution is to give their house in the hand of a constructor company.


Prizreni i Tyre dhe Prizreni Jonë

Deri në vitin 2006 nuk kishte asnjë lloj reagimi ndaj degradimit të qytetit, jo vetëm në Prizren, por edhe në qendra të tjera të Kosovës. Të gjithë e dinim se çmimi i çfarëdolloj kundërshtimi ndaj kompanive të ndërtimit të lidhura ngushtë me partitë politike me qeverisjen lokale dhe qëndrore, është me pasoja të mëdha. Menjëherë pas luftës, më 2000, një rast përcaktoi dinamizmin e aktivizmin urban në Kosovë. Ai që ne i referohemi si aktivisti i parë urban i pasluftës në Kosovë, ish-drejtori i urbanizmit i Komunës së Prishtinës, kundërshtar publik i lëvizjeve të para të kompanive dhe i politikës për ta shkatërruar Prishtinën. Por në vitin 2000 ai u vra. Ende nuk dihet kush e kreu aktin, por diçka e dimë mirë: qëllimi s’ishte drejtori i urbanizmit si individ, por mesazhi për të gjithë shoqërinë, ilustrimi se çka na pret nëse kundështojmë këto grupe. Edhe kanë qenë të sukseshëm, fatkeqësisht.

Për disa vite me radhë, ndërtimi ishte sektori që qarkullonte më së shumti cash në ekonominë e Kosovës. Nuk po flasim për miliona, por për miliarda, po flasim për më shumë ndërtime, shumë shpesh në zona të trashëgimisë e natyrës, duke shkatërruar diçka që ishte në mbrojtje ligjore. Kjo vazhdoi për disa vite dhe realisht në Kosovë nuk pati kurrëfarë kundërshtimi. Në vitin 2006 kur e nisëm organizatën dhe filluam t’i fotografonim ndërtimet pa leje ose degradimin e monumenteve vetëm për t’i publikuar, ky veprim u quajt revolucionar edhe pse nuk qe i tillë. Ishte një gjë shumë e thjeshtë, i fotografuam, i matëm aty ku kishte tejkalime dhe vetëm i publikuam. Kjo u quajt diçka mes të guximshmes dhe naives dhe kështu ka nisur realisht rrugëtimi ynë që prej vitit 2006.

Pyetje: Si funksionon në Prizren menaxhimi i monumenteve të kulturës dhe pse nuk ndërhyhet për t’i shpëtuar sadopak ato?

Janë dy nivele të vendimmarrjes në raport me lejet që lëshohen për zonat e trashëgimisë kulturore: Ministria Kulturës de Komuna, e cila është zyra e fundit që pajis me leje aplikuesin. Janë mbi 20 ligje dhe mekanizma institucionalë që ka Kosova për mbrojtjen e trashëgimisë, por ndërtimi është sektori që ka më së paku llogaridhënie në Kosovë. Në fund janë pronarët e shtëpive tradicionale, që në një formë a në një tjetër detyrohen të bashkëpunojnë me këtë lloj krimi të organizuar. E para, ata janë goxha të joshur nga ofertat shumë të mira të bizneseve, e dyta, shumë shtëpi tradicionale kanë shumë bashkëpronarë, sepse janë shtëpi të ndërtuara para 200 vitesh, familjet janë rritur, e tashmë ajo shtëpi i takon 5 – 6 familjeve në të njëjtën kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *